Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen nr. 110 – 24/ 2022 (JR), datë 09.08.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Kastriot Gramshi për rishikimin e vendimit (JR) nr. 8, datë 02.03.2023 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Kastriot Gramshi për rishikimin e vendimit (JR) nr. 8, datë 02.03.2023 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.