
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga znj. Bernina Kondi për rishikimin e vendimit (JR) nr. 37, datë 11.10.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Mospranimin e kërkesave të kërkueses Bernina Kondi për rishikimin e vendimit (JR) nr. 37, datë 11.10.2022 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 9-32/2020 (JR), datë 09.04.2024; me nr. 449/7 prot., datë 27.05.2024 dhe me nr. 555 prot., datë 18.04.2025.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.
