Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen nr. 23 – 23/ 2019 (JR), datë 12.12.2024, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Dritan Peka për rishikimin e vendimit (JR) nr. 27, datë 22.10.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dritan Peka për rishikimin e vendimit (JR) nr. 27, datë 22.10.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.