
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen nr. 27 – 56/ 2019 (JR), datë 19.12.2024, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Ardian Ylli për rishikimin e vendimit (JR) nr. 25, datë 29.07.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Ardian Ylli për rishikimin e vendimit (JR) nr. 25, datë 29.07.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.
