Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 13/2019, datë 27.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

  • Ndryshimin e vendimit nr. 90 datë 20.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.
  • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.03.2020.   Vendimi me arsyetim të përmbledhur nr. 5/2020 (JR), datë 13.03.2020