Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.15/2019, datë 06.03.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alltun Çela, kundër vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alltun Çela.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.06.2020.