Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.24/2019, datë 16.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Petrit Çeno, kundër vendimit nr. 111, datë 27.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 111, datë 27.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Çeno.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.07.2020.