Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.22/2019, datë 02.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj, kundër vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.07.2020.