Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 19/2019, datë 12.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Genci Sinjari kundër vendimit nr. 66, datë 28.09.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 66 datë 28.09.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Genci Sinjari.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.07.2020.