Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 57/2019, datë 11.11.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj dhe konfirmimin e tij në detyrë.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm
U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.11.2020.