Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr.113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.12.2020.