Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 38/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Hoxha kundër vendimit nr. 786, datë 18.07.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 21.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi