Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se gjykimi në seancë  gjyqësore publike i çështjes (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.86, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka, i caktuar ditën e premte, në  datën 19.06.2020, ora 10:30, do të shtyhet për në  orën 12.30.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Luan Daci

Relatore:  Albana Shtylla

Anëtarë:  Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në adresën “Pallati i Kongreseve”, Tiranë.