Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në vendimin e Kuvendit nr. 82/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit    nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” i ndryshuar, shpall:

 

–  1 (një) vend vakant për pozicionin “Magazinier”

 

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT MAGAZINIER:

 

  1. Të ketë përfunduar shkollën e mesme;
  2. Të ketë një figurë të pastër morale;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;
  4. Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  5. Preferohen kandidatët me eksperiencë pune të mëparshme po në të njëjtin pozicion

 

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

 

  • Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.
  • Kategoria e pagës për pozicionin e “Magazinierit” është VII, sipas vendimit 82/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” i ndryshuar.
  • Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

 

 

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 janar 2022 deri më 3 shkurt 2022, në një nga format e dhëna më poshtë:

 

  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 3 shkurt 2022, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 janar 2022 deri më 3 shkurt 2022, në adresën rekrutime@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

 

 

Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (dëftesë të shkollës së mesme, diplomë (në rast se ka), letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinale ose të noterizuara.
  3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
  4. Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
  5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  6. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  7. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
  8. Cdo dokumentacion tjetër shtesë që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme.

 

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-8.