Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Kuvendit nr. 35/2024, datë 11.04.2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar,

Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Punonjës mirëmbajtje”, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “PUNONJËS MIRËMBAJTJE”:

a) Të ketë kryer shkollën e mesme profesionale;

b) Të ketë një figurë të pastër morale;

c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;

d) Të ketë aftësi të mira komunikimi;

e) Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vjet.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

· Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

· Bazuar në vendimin e Kuvendit nr. 35/2024, datë 11.04.2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe

klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, kategoria e pagës për pozicionin “Punonjës mirëmbajtje”, është III.

· Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me Certifikatë Sigurie, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.

· Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 08 maj 2024 deri më 22 maj 2024, në një nga format e dhëna më poshtë:

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 22 maj 2024, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 08 maj 2024 deri më 22 maj 2024, në adresën rekrutime@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

1. Jetëshkrim professional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit dhe adresën postare;

2. Fotokopjen e kartës së identitetit;

3. Fotokopje e diplomës së shkollës së mesme;

4. Fotokopje e librezës së punës;

5. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;

6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

7. Të tjera certifikata kualifikimi.

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-8.