Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, në datën 16 maj 2018, seancën e parë gjyqësore publike mbi çështjen Nr. 1/2018 (JR), datë 27.03.2018, për ankimin e Komisionerit Publik kundër Vendimit Nr. 2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z.Adriatik Llalla.

Trupi gjykues vendosi:

1. T’i kërkojë përfaqësuesit, avokatit Sokol Hazizaj, plotësimin e prokurës me nr. 1162 Rep., Nr. 286 Kol., datë 10.04.2018, ku të shprehet në mënyrë të posaçme vullneti i të përfaqësuarit zotit Llalla, për dhënien e tagrave të përfaqësimit, përfaqësuesit të tij, zotit Hazizaj, në gjykimin që po zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

2. Të përsëritet njoftimi i ankimit për subjektin e rivlerësimit në zbatim të nenit 64 të ligjit Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të njoftohet për seancën, sipas nenit 52 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Trupi gjykues, pasi mori mendimin e avokat Sokol Hazizaj lidhur me kohën e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 31.05.2018, ora 10.00.

Shpallja e njoftimit për gjykimin e çështjes në seancë publike