Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, në datën 6 qershor 2018, seancën gjyqësore publike të radhës mbi çështjen Nr. 1/2018 (JR), datë 27.03.2018, për ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit Nr. 2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z.Adriatik Llalla.
Gjatë seancës së sotme u parashtruan konkluzionet përfundimtare nga palët, respektivisht Komisioneri Publik dhe avokati z.Hazizaj.
Pas parashtrimit të konkluzioneve, trupi gjykues e deklaroi seancën gjyqësore publike të mbyllur dhe u tërhoq për të marrë vendimin mbi çështjen Nr.1/2018 JR datë 27.03.2018 për subjektin e rivlerësimit z.Adriatik Llalla.
Vendimi do të shpallet më datë 11.06.2018, ora 13.00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve.