Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Qershor
1
2
3
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.03

    Ditën e enjte, më datë 03.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 9/2023, datë 27.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 604, datë 21.12.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.03

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2023, datë 24.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote.

    Kryesuesja informoi se, në vijim të seancës së mëparshme, subjekti i rivlerësimit kishte paraqitur në Kolegj vendimin e shkurtuar të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, i cili i ishte përcjellë edhe përfaqësuesit të Prokurorisë së Posaçme për qëllime vlerësimi në konkluzionet përfundimtare.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

    Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Klodian Braho, në referencë të provave të reja të depozituara nga subjekti i rivlerësimit gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, deklaroi se pamjaftueshmëria financiare e tij është e tillë që nuk e cenon besueshmërinë lidhur me kriterit të vlerësimit të pasurisë. Sipas z. Braho, sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale dhe gjetjeve të lidhura me procedime penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, u provua se nuk konstatohen mangësi që do të mund të cenonin besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfundimisht, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022.

    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se, gjatë këij procesi, arriti të provojë të kundërtën e ankimit nëpërmjet provave të reja të depozituara e kërkoi përfundimisht, lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022 dhe konfirmimin në detyrë.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 03.07.2025, ora 15:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

4
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 30.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka).

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues konstatoi mungesën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe informoi se më datë 27.06.2025, në rrugë shkresore, z. Altin Dumani kishte bërë me dije se për arsye objektive, për shkak të një vizite zyrtare jashtë vendit, e kishte të pamundur të merrte pjesë në seancën e sotme dhe kishte kërkuar shtyrjen e saj në një datë tjetër. Kjo kërkesë u vlerësua e ligjshme nga subjekti i rivlerësimit, znj. Armida Hamiti (Moçka), e cila e la vendimmarrjen në çmim të trupit gjykues.

    Pasi dëgjoi qëndrimin e subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.07.2025, ora 9:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 30.06.2025, ora 12:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile kanë përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues konstatoi mungesën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z.Klodjan Braho dhe informoi se më datë 27.06.2025, në rrugë shkresore, z. Altin Dumani kishte kërkuar shtyrjen e seancës publike në një datë tjetër, për shkak të pamundësisë objektive të z. Braho për të marrë pjesë në seancën e sotme, për arsye të një vizite zyrtare jashtë vendit.

    Kryesuesja e seances konstatoi gjithashtu mungesën e subjektit të rivlerësimit z.Kledian Llaho. Në seancë u paraqit avokati Elis Bilali, i cili deklaroi se z. Kledian Llaho, duke qenë se për arsye familjare e kishte të pamundur të merrte pjesë në seancën e sotme, e kishte caktuar si përfaqësues të tij ligjor. Në këtë kuadër, z. Bilali depozitoi një akt të titulluar “Njoftim”, të datës 28.6.2025 me të cilin subjekti i rivlerësimit njoftonte trupin gjykues për pamundësinë e pjesemarrjes në seancë dhe caktimin si perfaqesues ligjor të tij të avokatit Elis Bilali.

    Pasi, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.07.2025, ora 11:30, z. Elis Bilali kërkoi shtyrje në një datë të mëvonshme të seancës gjyqësore, me qëllim njohjen me ankimin dhe çështjen.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vlerësoi se:

    · Subjekti i rivlerësimit, nuk kishte paraqitur ndonjë akt shkresor që të vërtetonte arsyen e pamundësisë së tij për të marrë pjesë në seancën gjyqësore;

    · Avokati Elis Bilali nuk dispononte një prokurë të posaçme të pretenduar të lëshuar nga subjekti i rivlerësimit dhe si rrjedhojë, nuk mund të legjitimohej të paraqiste kërkesa procedurale në këtë seancë gjyqësore publike.

    Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të vazhdojë gjykimin e çështjes në datë 04.07.2025, ora 11.30, duke i kërkuar subjektit të rivlerësimit të marrë masat e nevojshme nëse dëshiron të jetë i pranishëm personalisht ose nëse do të përfaqësohet nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

5
6
7
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.07

    Ditën e hënë, më datë 07.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 43/2024, datë 05.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Flora Çela.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

8
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.08

    Ditën e martë, më datë 08.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2023, datë 02.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 587, datë 22.11.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

9
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.06.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.

    Kryesuesja e seancës gjyqësore relatoi të gjitha aktet e sjella në Kolegj nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Prokuroria pranë kësaj gjykate, në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, të datës 29.05.2025. Kryesuesja informoi se përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Adnan Xholi, nëpërmjet personave të autorizuar, është njohur me aktet e përcjella dhe i janë vënë në dispozicion akte e kërkuara prej tyre, ndërsa subjekti i rivlerësimit ka marrë dijeni lidhur me to.

    Palët shprehën dakordësinë që aktet të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e sjella në Kolegj, si dhe parashtrimet e palëve të paraqitura gjatë seancës së mëparshme.

    Trupi gjykues vendosi të mos vijojë hetimin lidhur me denoncimet, pasi nuk plotësohen kriteret e nenit 53 të ligjit 84/2016.

    Lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, duke iu referuar gjetjeve në aktet e sjella në Kolegj, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se evidentohen mangësi profesionale gjatë ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Elona Alvora, dha shpjegimet e saj lidhur me gjetjet e referuara nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme.

    Trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe shtyrjen e seancës për në datën 09.07.2025, ora 9:00, për ti’i dhënë kohë palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    16:25
    2025.07.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 56/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Eranda Laze.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë.

    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar pasurinë e saj dhe të personave të lidhur me të. Z. Adnan Xholi deklaroi se ndan qëndrim të ndryshëm me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit lidhur me vlerësimin e kritereve të figurës dhe të aftësive profesionale, pasi subjekti i rivlerësimit ka treguar mangësi në tregimin e një kujdesi të shtuar në veprimtarinë jashtëgjyqësore.

    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit të marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit, duke vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Eranda Laze.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Eranda Laze, kundërshtoi shkaqet e ankimit, duke i konsideruar si të pabazuara, me karakter hipotetik dhe rezultat i keqinterpretimit të provave të depozituara e shpjegimeve të dhëna prej saj gjatë procesit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në mbështetje të pretendimeve të saj, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit kërkoi rrëzimin e ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke vendosur të pranojë në cilësinë e provës njërin prej akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit; të vlerësojë autenticitetin e disa dokumenteve nëpërmjet një sistemi, në të cilin ka të drejtën e aksesit; refuzimin e dy akteve të tjera, duke i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit t’i paraqesë në formën e kërkuar nga ligji, nëse i konsideron të rëndësishme për çështjen.

    Seanca vijoi me disa pyetje të adresuara për palët nga relatori i çështjes në funksion të shqyrtimit të saj, lidhur me të cilat, subjekti i rivlerësimit, znj. Eranda Laze dha shpjegimet e saj, ndërsa përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi kohë të arsyeshme për përgatitjen e përgjigjeve.

    Trupi gjykues, pasi vlerësoi kërkesën e z.Adnan Xholi, vendosi të administrojë në cilësinë e provës aktet e katër fashikujve që i përkasin një procedimi penal të përcjellë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas mbylljes së hetimit administrativ.

    Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 09.07.2025, në orën 11:00, për t’i dhënë kohë përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për t’ju përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga relatori i çështjes. Palët u ftuan që gjatë kësaj séance, nëse nuk do te kenë kërkesa të tjera për vijimin e hetimit gjyqësor, të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare të çështjes.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

10
11
12
13
14
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.14

    Ditën e hënë, më datë 14.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 27/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 660, datë 16.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.14

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm dhe nuk mbulon me burime të ligjshme pasurinë e tij. Sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale, z. Adnan Xholi i kërkoi Kolegjit që, mangësitë e përsëritura, të vërejtura gjatë ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, t’i vlerësojë së bashku me problematikat në kriterin e vlerësimit të pasurisë, pasi mund të çojnë në një përfundim të ndryshëm nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e ka konfirmuar në detyrë.

    Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, ndaj, kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane dhe shkarkimin e tij nga detyra.

    Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij në përgjigje të shkaqeve të ankimit, duke paraqitur edhe disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues.

    Kryesuesja e seancës gjyqësore informoi se palëve u janë vënë në dispozicion dy denoncime, lidhur me të cilat, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për hetime të mëtejshme.

    Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij lidhur me denoncimet dhe depozitoi disa akte lidhur me to, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Në vijim, subjekti i rivleresimit iu përgjigj edhe disa pyetjeve të drejtuara nga relatorja e çështjes.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues, vendosi:

    Të çelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit në parashtrime dhe në seancën e sotme gjyqësore, si më poshtë:

    Për aktet bashkëlidhur parashtrimeve:

    • Kontratat e dhurimit dhe shkresa e OSHEE-së, sipas ekstremiteteve të cituara në parashtrime;
    • 10 kontratat e shitblerjes – në kushtet kur janë të administruara në fashikullin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – nuk është e nevojshme që të administrohen sërish;
    • Akti i ekspertimit financiar – të konsiderohet si pjesë përbërëse e parashtrimeve.

    Trupi gjykues gjithashtu, vendosi:

    • Të administrojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura në seancën e sotme gjyqësore
    • Të mos çelë hetim lidhur me denoncimet, sepse nuk plotësohen kërkesat e nenit 53 të ligjit 84/ 2016.
    •  T’i drejtohet Furnizuesit të Shërbimit Universal Tiranë, Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Drejtoria Rajonale Fier si dhe Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Sh.A Fier për informacion dhe dokumentacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes.

    Përgjigjet e sjella nga këta operatorë do t’u vihen në dispozicion palëve, menjëherë sapo të mbërrijnë në Kolegj.

    Në pritje të këtyre përgjigjeve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 14.07.2025, ora 13:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

15
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.15

    Ditën e martë, më datë 15.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 734, datë 22.01.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

16
  • Dhomë këshillimi
    16:11
    2025.07.16

    Ditën e mërkurë, më datë 16.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

17
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.17

    Ditën e enjte, më datë 17.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2023, datë 17.03.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 597, datë 12.12.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

18
19
20
21
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.21

    Ditën e hënë, më datë 21.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2023, datë 14.04.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Bahiti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 612, datë 13.01.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

22
23
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.23

    Ditën e mërkurë, më datë 23.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2023, datë 09.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Ajasllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 630, datë 03.03.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

24
25
26
27
28
29
30
31
Gusht
Gusht
Gusht

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI