Sipas nenit 11 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit hapat që duhen ndjekur për një kërkesë për informim janë:
- Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
- Kërkesa për informim duhet të përmbajë: a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit; b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; c) përshkrimin e informacionit që kërkohet; ç) formatin në të cilin preferohet informacioni; d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar. 5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.