
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 26.03.2021, është paraqitur nga ankuesi Markelian Kuqo, çështja JD nr.2/2021 me subjekt të interesuar: Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, me objekt “Shfuqizimin e vendimit nr. 633, datë 10.12.2020 “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
Në datën 31.03.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Gjyqtare: Natasha Mulaj
Gjyqtare: Albana Shtylla
Relatore e çështjes: Ina Rama