Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 44/2019, datë 18.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr. 162 datë 19.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.
  • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.07.2020.