
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 52-14/2018 (JR), datë 20.04.2023, që i përket kërkuesit Astrit Faqolli me objekt “Rishikim i Vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 9, datë 18.04.2019”.
Në datën 25.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla