Ditën e mërkurë, më datë 29.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 1/2023, datë 10.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Turja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 584, datë 07.11.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë