Ditën e enjte, më datë 20.02.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 80/2021, datë 16.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erion Çelaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 448, datë 21.09.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.