Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.02.2025, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 12/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqile Basho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 486, datë 15.12.2021.
Trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit Arqile Basho për pezullimin e gjykimit të çështjes dhe vijimin e gjykimit të saj në datën 02.06.2025, ora 10:00.
Seanca e ardhshme në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.