Ditën e mërkurë, më datë 07.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 46/2022, datë 19.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Sali kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 555, datë 22.07.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.