Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot, më datë 25.09.2025, ora 10:00, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për çështjen (JR) 26/2023, datë 29.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Taulant Tafa kundër vendimit nr. 649, datë 24.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën në dhomë këshillimi për t’u njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 30.09.2025, ora 09:00.
Kjo seancë do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.