Ditën e mërkurë, më datë 19.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 44/2023, datë 05.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 694, datë 10.08.2023.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
