Ditën e martë, më datë 16.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 47/2024, datë 19.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhevahir Lita kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 796, datë 04.09.2024.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
