Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (Nr1/2018 JR, datë 27.03.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr 2., datë 16.02 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z.Adriatik Llalla.
Sot, në datën 03.04. 2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari