Njoftim

Njoftim

2020-06-23 00:00 - 00:00

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit nr. 220, datë 10.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 23.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

Related upcoming events

  • 2025-10-29 All day

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 641, datë 06.04.2023.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 641, datë 06.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.10.2025.