Njoftime

Njoftime

2020-11-16 00:00 - 00:00

Ditën e enjte, më datë 03.12.2020, ora 13:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Aleksandër Muskaj, kundër vendimit nr. 179, datë 10.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz,

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

 

***

 

Njoftim

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.48/2020, datë 10.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit nr. 260, datë 15.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 16.11.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo