Njoftime

Njoftime

2021-07-28 00:00 - 00:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.07.2021, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 8/2020, datë 07.02.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 214, datë 22.11.2019.

Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 15.09.2021, ora 10:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i garantuar subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni mbrojtjen e të drejtave themelore lidhur me shqyrtimin e çështjes së tij.

 Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

 Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë:  Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

 

*********************************

Njoftim

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 40/2021, datë 23.07.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 393, datë 03.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha.

Sot, në datën 28.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz  

Relatore: Albana Shtylla  

Anëtarë:  Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama

 

*********************************

 

Njoftim

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit nr. 368, datë 19.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 28.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz  

Relatore: Albana Shtylla  

Anëtarë:  Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama

 

Related upcoming events

  • 2025-12-03 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.12.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024.

    Për shkak të mosformimit me prezencë të plotë të trupit gjykues, seanca gjyqësore u shty për në datën 04.12.2025, ora 09:00.

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-12-03 All day

    The Appeal Chamber opened today, on 03.12.2025, at 10:00, the hearing in camera of case (JR) 49/2024, dated 10.12.2024, pertaining to the appeal of the assessee Dashnor Nure against decision no. 793, dated 04.09.2024 of the Independent Qualification Commission.

    Due to the failure to form a full trial panel, the hearing was postponed to 04.12.2025, at 09:00.

    The hearing in camera shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3. Tirana.