Njoftim

Njoftim

2021-09-29 14:59 - 14:59

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 54/2021, datë 24.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Smaka kundër vendimit nr. 415, datë 07.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 29.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

Related upcoming events

  • 2025-11-07 All day

    Ditën e enjte, më datë 04.12.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 17/2024, datë 21.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 735, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Nushi.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.