Seancë publike

Seancë publike

2023-07-19 11:30 - 16:00
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.07.2023, ora 11:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2021, datë 26.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të subjektit të rivlerësimit Irena Brahimi kundër vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm dhe se nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e saj.
Në lidhje me kriterin e aftësive profesionale, Komisioneri Publik vlerësoi se duhet të evidentohet nga ana e Kolegjit, mangësia e arsyetimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pjesën e dispozitivit që lidhet me çështjen civile të transferuar për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, çështje, ku subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, ka qenë në cilësinë e anëtares së trupit gjykues. Lidhur me informacionin e publikuar në portalin mediatik, Komisioneri Publik përsëriti qëndrimin e mbajtur në seancën paraardhëse, duke vlerësuar se nuk ka elementë që ndikojnë në vlerësimin profesional ose tërësor të subjektit të rivlerësimit.Përfundimisht, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit nr. 276, datë 21.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit Publik për kriterin e pasurisë, duke deklaruar se mbulon me burime të ligjshme investimet, kursimet dhe shpenzimet e kryera, duke arritur nivel të besueshëm për këtë kriter.  Subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, dha shpjegime e mbajti qëndrim lidhur dhe me ankimin e saj kundër vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.Sa i përket kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale, subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi mbajti të njëjtin qëndrim me Komisionerin Publik.  Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e saj në detyrë.Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 24.07.2023, ora 09:30.  Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-02-16 All day

     

    On Monday, 16.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 44/2024, dated 11.11.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 789, dated 25.07.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Albana Palaj.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Ina Rama

    Members:        Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2026-02-16 All day

    Ditën e hënë, më datë 16.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 44/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 789, datë 25.07.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Albana Palaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

    Ditën e premte, më datë 27.02.2026, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 766, datë 22.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2026-02-27 All day

     

    On Friday, 27.02.2026, at 10:00, the Special Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 33/2024, dated 04.09.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 766, dated 22.05.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Ervin Aliu.

    The trial panel this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Albana Shtylla

    Rapporteur:     Natasha Mulaj

    Members:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.