Ditën e mërkurë, më datë 17.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 39/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 661, datë 18.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Hoxha.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj
Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
********************************************
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 23/2024, datë 25.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 767, datë 29.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla.
Në datën 27.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla