Njoftim

Njoftim

2024-10-04 All day

Ditën e enjte, më datë 31.10.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2024, datë 21.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Mushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 725, datë 15.12.2023.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.