Njoftime

Njoftime

2024-10-14 All day

Në datë 14.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 52/2021, datë 09.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alketa Zifla kundër vendimit nr. 401, datë 16.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 52/2021, datë 09.09.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

********

Në datë 14.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 39/2021, datë 21.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evjeni Sinojmeri kundër vendimit nr. 378, datë 30.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 39/2021, datë 21.07.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla 

Relator: Sokol Çomo 

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi

Related upcoming events

  • 2025-06-23 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.06.2025, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022.

    Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe vlerësoi si të pabazuar në prova e ligj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati shkarkuar nga detyra, sipas tij, në mënyrë të padrejtë, duke mos i ngarkuar as barrë prove. Bashkëlidhur ankimit, subjekti i rivlerësimit kishte depozituar disa akte, të cilat kërkoi të merren në cilësinë e provës, kërkesë kjo që nuk u pranua nga trupi gjykues me arsyetimin se nuk plotëson kërkesat e nenit 47 të ligjit 49/2012 "Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i ndryshuar.

    Pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, subjekti i rivlerësimit kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022 dhe konfirmimin e tij në detyrë.

    Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivleresimit, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23.06.2025, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.