Njoftim

Njoftim

2024-11-18 All day

Ditën e martë, më datë 10.12.2024, ora 09:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 23/2024, datë 25.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 767, datë 29.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.