Njoftime

Njoftime

2024-11-19 All day

Në datë 19.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Sokol Çomo, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit nr. 428, datë 29.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi është bërë pas kërkesës së gjyqtarit për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 21, datë 15.11.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtare).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

*********

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 46/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 803, datë 01.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta.

Në datën 19.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

Related upcoming events

  • 2025-06-23 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.06.2025, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022.

    Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe vlerësoi si të pabazuar në prova e ligj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati shkarkuar nga detyra, sipas tij, në mënyrë të padrejtë, duke mos i ngarkuar as barrë prove. Bashkëlidhur ankimit, subjekti i rivlerësimit kishte depozituar disa akte, të cilat kërkoi të merren në cilësinë e provës, kërkesë kjo që nuk u pranua nga trupi gjykues me arsyetimin se nuk plotëson kërkesat e nenit 47 të ligjit 49/2012 "Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i ndryshuar.

    Pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, subjekti i rivlerësimit kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022 dhe konfirmimin e tij në detyrë.

    Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivleresimit, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23.06.2025, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.