Njoftim

Njoftim

2025-10-16 All day

Në datë 16.10.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 702, datë 27.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati.

Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 27, datë 16.10.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 53/2023, datë 09.11.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:    Rezarta Schuetz

Relatore:      Albana Shtylla

Anëtarë:      Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi