Njoftim

Njoftim

2019-05-23 00:00 - 00:00

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.26/2019, datë 20.05.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci kundër vendimit nr.116, datë 21.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci.

Sot, në datën 23.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Related upcoming events

  • 2026-05-11 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e premte, më datë 12.06.2026, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 1/2023, datë 15.02.2023, me ankues Shtjefën Lleshi, kundër vendimit nr. 100, datë 16.07.2004, të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish - Këshilli i Lartë i Drejtësisë), me subjekte pjesëmarrës në proces z. Shtjefën Lleshi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

    Rezarta Schuetz                     Kryesuese

    Albana Shtylla                         Anëtare

    Ina Rama                                 Anëtare

    Mimoza Tasi                           Anëtare

    Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.