Njoftim

Njoftim

2018-06-13 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja  Nr. 5/2018 JR, datë 11.06.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besim Trezhnjeva kundër Vendimit nr. 14 datë 13.04.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Besim Trezhnjeva.

Sot, në datën 13.06.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator:    Luan Daci

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

 

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 17.05.2018, është paraqitur ankimi me palë ankuese znj.Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina, me objekt: “Anulimin e vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimin e vendimit nr.141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.

Në datën 24.05.2018 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:  

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: 

Gjyqtar Luan Daci

Gjyqtar Rezarta Schuetz

Relator i çështjes: Ina Rama