Ditën e enjte, më datë 11.07.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz