Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2022-02-15 09:00 - 10:00

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 13/2020, datë 01.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Anita Jella.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.02.2022

Related upcoming events

  • 2025-09-22 All day

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2023, datë 25.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 636, datë 15.03.2023.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 636, datë 15.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.09.2025.

  • 2025-09-22 All day

    The trial panel of the Appeal Chamber, consisting of judges, Rezarta Schuetz, presiding, Mimoza Tasi, rapporteur, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo, members, announced the decision on case no. 22/2023, dated 25.05.2023, pertaining to the appeal of the assessee Arben Kostandini against decision no. 636, dated 15.03.2023 of the Independent Qualification Commission.

    At the conclusion of the trial in camera, the trial panel, pursuant to Article 66, paragraph 1 (a) of Law no. 84/2016, “On the transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, unanimously decided:

    Upholding decision no. 636, dated 15.03.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Arben Kostandini.

    This decision is final and has effective immediately.

    Announced in Tirana, today, on 22.09.2025.