Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2023-02-02 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 264, datë 17.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 264, datë 17.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Elona Toro.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.02.2023.

Related upcoming events

  • 2025-10-28 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Në vijim të seancës së mëparshme, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se, pasi ishte njohur në burim me informacionin e klasifikuar, vlerësonte se problematikat në gjetjet e konstatuara lidhur me veprimet hetimore të ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, nuk ishin të rënda në shkallën që mund të justifikonin masën e shkarkimit nga detyra. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023.

    Subjekti i rivlerësimit shprehu dakordësinë me përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke vlerësuar qëndrimin e tij, të drejtë dhe profesional.

    Pasi dëgjoi qëndrimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 28.10.2025, ora 15:30.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-10-28 All day

    The Appeal Chamber held on 24.10.2025, at 10:00, the public hearing of case (JR) 55/2023, dated 24.11.2023, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Elidon Hysenaj.

    Following the previous hearing, the representative of the Head of the Special Prosecution Office, Mr. Klodjan Braho, held that after being acquainted with the classified information at the source, he assessed that the issues in the findings established regarding the investigative actions undertaken by the assessee during the exercise of his duties, were not serious to the extent that they could justify the measure of dismissal from office. Finally, the representative of the Head of the Special Prosecution Office requested the trial panel the upholding of decision no. 704, dated 09.10.2023 of the Independent Qualification Commission.

    The assessee agreed with the representative of the Head of the Special Prosecution Office, assessing his position as fair and professional.

    After hearing the final positions of the parties, the trial panel withdrew in chambers to make the final decision, which it shall announce on 28.10.2025, at 15:30.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-11-03 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.10.2025, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 652, datë 28.04.2023.

    Subjekti i rivlerësimit Armand Gurakuqi u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti sqarimet e tij rreth situatës faktike lidhur me marrëdhënien e huasë mes bashkëshortes së tij dhe z. F.Sh., si dhe marrëdhënien e bashkëpunimit mes saj dhe z. Z.Z., ortak pranë shoqërisë investitore “A.C.” ShPK. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke deklaruar se është e padrejtë dhe e pabazuar lidhja e emrit të tij me cenimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, pasi nuk ekziston asnjë provë apo rrethanë për të vërtetuar gjendjen në konflikt interesi, çka do të mund të çonte në cenimin e besimit. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues.

    Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve që relatorja e çështjes ia drejtoi në emër të trupit gjykues, në funksion të shqyrtimit të çështjes.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi:

    • Të mos administrojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit bashkëlidhur parashtrimeve të seancës gjyqësore në dhomë këshillimi të datës 2.10.2025 - përveç akteve që janë të aksuesueshme nga burime të hapura në sistemin elektronik të QKB-së - pasi nuk plotësojnë kërkesat e nenit 47 dhe 49 të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” i ndryshuar, dhe nenit 49, pika 6, germa “a”, e ligjit 84/2016.
    • Të mos administrojë në cilësinë e provës aktet shkresore të cituara në seancën gjyqësore të ditës së sotme, pasi nuk kanë formën e duhur ligjore, sic janë komunikimet nëpërmjet aplikacioneve telefonike si dhe deklarimin perdiodik vjetor të vitit 2021.

    Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 03.11.2025, ora 9:30.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-11-03 All day

    The Appeal Chamber held on 27.10.2025, at 11:00, the public hearing of case (JR) 31/2023, dated 17.07.2023, pertaining to the appeal of the assessee Armand Gurakuqi against decision no. 652, dated 28.04.2023 of the Independent Qualification Commission.

    The trial panel heard the assessee Armand Gurakuqi as he submitted his explanations with respect to the factual situation related to the loan relationship between his spouse and Mr. F. Sh., as well as the cooperation relationship between her and Mr. Z. Z., partner at the investment company “A.C.” Shpk. The assessee objected to the decision of the Independent Qualification Commission, maintaining that it is unfair and unfounded to link his name with the violation of public trust in the justice system, since there is no evidence or circumstance to prove a conflict-of-interest situation, which could lead to a violation of trust. In support of his claims, the assessee filed several new acts, which he requested the trial panel to collect them as evidence.

    Subsequently, the assessee responded to several questions that the case rapporteur addressed to him on behalf of the trial panel, to the purpose of the consideration of the case.

    After being consulted, the trial panel decided:

    • To non-administer as evidence the acts submitted by the assessee attached to the submissions of the hearing in camera dated 02.10.2025 - apart from the acts accessible from open sources in the NBC electronic system - as they fail to meet the requirements of Articles 47 and 49 of law 49/2012 “On administrative courts and adjudication of administrative disputes”, as amended, and Article 49, paragraph 6 (a), of Law no. 84/2016
    • To non-administer as evidence the written acts cited in today’s hearing, as they do lack the proper legal form, such as communications via telephone applications and the 2021 annual periodic declaration.

    Once the assessee stated that he had no other procedural requests, the trial panel decided to close the judicial review of the case and withdrew in chambers to make the final decision, which it shall announce on 03.11.2025, at 09:30.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.