Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2023-06-13 10:00 - 15:00

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 16/2023, datë 24.04.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 629, datë 03.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Cengu. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 629, datë 03.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në këtë mënyrë:

i.Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Besnik Cengu, me funksion prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

ii.Në zbatim të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ndalimin e emërimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Cengu, për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.06.2023.

Related upcoming events

  • 2025-06-16 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 11.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023.

    Kjo seancë gjyqësore ishte planifikuar për shpalljen e vendimit përfundimtar për çështjen, por duke qenë se gjyqtarja relatore kishte njoftuar se, për pamundësi objektive e kishte të pamundur pjesëmarrjen në të, u vendos që seanca e shpalljes së vendimit të marrë nga trupi gjykues më datë 09.06.2025, të shtyhet për në datën 16.06.2025, ora 9:30.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-06-16 All day

    The Appeal Chamber opened on 11.06.2025, at 10:00, the public hearing of case (JR) 36/2023, dated 26.07.2023, pertaining to the appeal of the assessee Hyrjet Lamaj against decision no. 668, dated 26.05.2023 of the Independent Qualification Commission.

    This hearing was scheduled for the announcement of the final decision on the case, but given that the judge rapporteur had informed that due to objective impossibility, it was impossible for her to attend it, it was decided that the hearing for the announcement of the decision taken by the panel on 09.06.2025, be postponed to 16.06.2025, at 09:30.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.