Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2024-01-29 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 12/2023, datë 15.03.2023, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mariola Mërtiri.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mariola Mërtiri.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2024.

Related upcoming events

  • 2026-01-22 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22.01.2026, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, deklaroi se subjekti i rivlerësimit me provat dhe argumentet e reja të paraqitura gjatë procesit gjyqësor në Kolegj, arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit për të tria kriteret e rivlerësimit. Përfundimisht, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 743, datë 19.03.2024.

    Subjekti i rivlerësimit Gentian Hamiti ndau të njëjtin qëndrim me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho dhe i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen dhe shpalljen e vendimit përfundimtar si më poshtë vijon:

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 743, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

    Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 21/2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 743, datë 19.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 22.01.2026 në Tiranë.