Njoftim vendimi

Njoftim vendimi

2024-11-20 All day

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 83/2021, datë 24.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Semiramis Hoxholli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 452, datë 24.09.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenin 50, germa “d” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e  mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi:

– Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 452, datë 24.09.2021 (korrigjuar me vendimin 452/1, datë 02.12.2021) , që i përket subjektit të rivlerësimit Semiramis Hoxholli dhe pushimin e gjykimit te çështjes.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.11.2024.