Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 75/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Dyla kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 435, datë 09.09.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 435, datë 09.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Dyla.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, sot, më datë 28.01.2025.